Rroga mesatare në muajin korrik ishte 22.334 den

Në korrik të këtij viti neto-rroga e paguar mesatare për të punësuarit, arrinë 22.334 denarë dhe është për 2.2% më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa 1.6% e të punësuarve aspak nuk kanë marrë rrogë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statitstikave, rritja i referohet neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar në sektorët Ndërtimtari për 9%, Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese 6.7% dhe Informata dhe komunikime për 6.2%.

Rritja e pagës mesatare mujore bruto e paguar për të punësuarit, në krahasim me muajin e kaluar është regjistruar në sektorët e Tregtisë me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave prej 3.6 përqind, Industri përpunuese 3.4 dhe Veprimtari e shërbimeve administrative dhe mbështetje 1.8 përqind.

Mesatarja, megjithatë, paga mujore bruto e paguar për një të punësuar në korrik ishte më e lartë për 2.2 përqind në krahasim me muajin korrik 2015.

Rritja është për shkak të pagës më të lartë mesatare mujore bruto e paguar për të punësuarit në sektorin e Ndërtimit për 9.1 përqind, Veprimtari administrative dhe mbështetëse të shërbimit 6.4 dhe Bujqësi, Pylltari dhe Peshkatari 6.2 përqind.

Rritje e bruto-rrogës mesatare mujore të paguar për të punësuar, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, përmirësim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 3.4 %, Industri përpunuese 3.3 dhe Veprimtari administrative dhe shërbyese 2%.