Rrotullohet nje veture ne rrugen Tetove-Kodra e Diellit, 4 veta te lenduar

Dje në orën 11 e 20 min në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, në Tetovë, vetura e tipit “Polo” me targa nga Tetova e drejtuar nga 37 vjeçari R.Xh. nga Tetova e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga duke u rrotulluar, transmeton TetovaSot.

Disa orë më vonë, katër bashkë udhëtarët në veturë të moshës 73, 34, 8 dhe 4 vjeç, të gjithë nga Tetova janë ankuar për lëndime dhe janë drejtuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë ku pastaj janë lëshuar në shtëpi.

Është kryer kontroll në vendngjarje dhe po punohet në zbardhjen e rastit ku dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 30.000 denar.