“Rruga Drejt…”, debat për ekonominë dhe migrimin

Përplasje të ashpra mes kandidatëve për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore. Përfaqësuesit e katër partive shqiptare në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt…” shkëmbyen akuza rreth zhvillimit të dobët ekonomik në zonat shqiptare si dhe shpërnguljen e madhe të popullatës nga këto rajone.

“Pasi që ju vetëm ofertoni keni oferta ndërsa transparenca dhe llogaridhënia është zero është virtyt pune jo transparenca për ju. Prandaj qytetarët shqiptarë janë në hamendje nuk dinë çka keni bërë çka nuk keni bërë. Unë kam një listë projektesh që ju nuk keni bërë në kuadër të 48 projekteve vetëm 3 keni bërë”, tha Bardhyl Dauti, PDSH.

“Kërçova dëshmon që zhvillimi ekonomik është katastrofal për arsye që ikjet në Kërçovë janë të vazhdueshme, në asnjë moment nuk kemi ndalje të këtij trendi. Shohim pasojën që janë zbrazur shkollat tona, nuk ka fëmijë, shohim pasojën e ikjes të vazhdueshme të të rinjve”, tha Remzi Memedi, Aleanca për shqiptarët.

“Kemi një plan për të gjithë të rinjtë në RM me të cilin do angazhohemi që meritat dhe të gjithë atë potencial intelektual që ata e kanë përfituar gjatë shkollimit të tyre ta arrijnë ta realizojnë edhe në tregun e punës”, u shpreh Amir Elezi, Lëvizja Besa.

Por kandidati i BDI-së Talat Xhaferi u kundërpërgjigj se qeveria ka ndërmarr tashmë një sërë projektesh për të parandaluar largimin e të rinjve nga vendi.

“Janë disa projekte në vazhdë qeveritare që kanë filluar tani më që të mund të zbutet çështja e mundësisë për punësim të të rinjve. Janë programe të cilat në vazhdimësi do të vazhdojnë edhe për mbështetje të vetëpunësimit të personave të rinj me nisma individuale me subvencionime të ndryshme të ndërmarrjeve të vogla të mesme për punësimin e të rinjve”, tha Talat Xhaferi, BDI.

Njësia e gjashtë zgjedhore është njësia që nxjerr më shumë deputetë shqiptarë ndërsa forcën e tyre në këtë njësi do ta masin edhe katër liderët e partive shqiptare.

Alsat-M