Rrugët e Sarajit shndërrohen në “lumenj” prej shirave të rrëmbyeshëm

 

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë përgjatë orëve të fundit disa rrugë të Sarajit të paasfaltuara dhe me gropa, janë shndërruar në lumenj.

Në foto e mësispërme mund të shihni se si është mbledhur uji në këto rrugë, ndërsa qytetarët përmes rrjeteve sociale kanë reaguar me ironi, duke e falenderuar Komunën që shirat në rrugë kanë krijuar liqene sezonale.