“Rrugëtimi i femrës shqiptare drejt suksesit” takimi i radhes se forumit te gruas te BDI-se

Forumi i gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim- Dega e Çair-it ka do te mbaje   takimin e radhës i cili do të mbahet me 05 dhjetor (e Hënë), në ora 18:00, në ambientet e “Bushi resort”. Në këtë takim do të mbahet një Panel diskutimi me temë: “Rrugëtimi i femrës shqiptare drejt suksesit”. Kemi kënaqësinë të Ju informojmë se si paneliste do të jenë të pranishme femra të sukseshme në karrierën e tyre profesionale, të përzgjedhura nga profilet e ndryshme profesionale. Do të diskutohet për motivimin e tyre, sfidat nëpër të cilat kanë kaluar gjatë rrugëtimit të tyre drejt suksesit/antpress