Rudina Xhunga ble tortën për ditëlindjen e vajzës por shikoni se ç’i ndodh (Foto)

Vogëlushja e ish zëvendësministrit të Mbrojtjes Dritan Hila aktualisht moderator i emisionit politik dhe e gazetares së njohur Rudina Xhunga Alana, mbushi 4 vjeç. E normalisht nuk kishte se si të mungonte torta e ditëlindjes që babai i vogëlushes, Hila, rrëfen se e ka blerë në të njëjtin vend ku Princ Leka ka marrë tortën e dasmës.

Hila thotë se torta nuk pritej pasi bëhej përshesh, gjë që e ka nervozuar së tepërmi në ditën e veçantë të festës.

DENONCIMI I DRITAN HILËS:

“Tortë e blerë një djall e gjysëm tek “Pastiçeri Reka”, me një suprinë si lëkurë gomari që nuk e prisje dot as me thikë sharre pasi torta bëhej përshesh. Në vend se t’iu jepja kalamajve një cope tortë, merrnin një shuk brumi me sheqer. Mi bënë nervat kaçurel.
Prandaj i ka ecur ters Zogut mbretërimi se paska marre tortën e dasmes tek këta”.