Rusët testojnë super-armën, për 13 minuta godet Britaninë e Madhe

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zbuluar një armë super të tmerrshme që është e aftë të shmangë sistemin mbrojtës raketor të NATO-së.

Gazeta britanike “Mirror”, shkruan se forcat ruse mburren me raketën e cila mund të fluturojë për 13 minuta nga Kaliningradi në Mbretërinë e Bashkuar.

Detajet e reja të raketës eksperimentale u publikuan këtë javë. Raketa “Object 4002”, vjen ndërkohë që tensionet midis Moskës dhe BE-së janë të larta.

Super-arma është projektuar të vendosen në majën e armës bërthamore “Satan 2”, e shpallur muajin e kaluar.

Raketa është lëshuar milje në bazën “Yasny” në gadishullin e largët në lindje Kamchatka, ndërsa zyrtarët e Kremlinit e konsideruan testin si të suksesshëm.

Shpejtësia me të cilën lëviz raketa e bën të pamundur kapjen nga radarët.

screen-shot-2016-11-17-at-174927