Rusi, rrëzohet avioni i ministrisë së Mbrojtjes, 16 të plagosur

Të paktën 16 persona janë plagosur rëndë nga rrëzimi i një avioni, i cili i përkiste ministrisë së Mbrojtjes ruse. Avioni IL-18 i cili kishte 32 pasagjerë  në bord dhe 7 ekuipazh u rrëzua në në Yakutia në Siberi.

Fillimisht u tha se nga ky aksident ajror humben jeten 27 persona, por më pas ministria e Mbrojtjes korrigjoi këtë gabim duke sqaruar se janë vetëm 16 persona të plagosur.

Sipas BBC në zonën ku ndodhi aksidenti kushtet atmosferike ishin shumë të këqija.

Avioni  po kryente një fluturim të planifikuar në Kansk.

Tre helikopterë janë dërguar në vendin e ngjajres. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.