Rusia dëbon pesë diplomatë moldavianë

 

Pesë diplomatë moldavianë në Moskë janë shpallur të padëshiruar dhe u është urdhëruar të braktisin Rusinë brenda 72 orësh si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të pesë diplomatëve rusë nga Kishinev, njoftoi të mërkurën Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

“Këshilltari i Ambasadës së Republikës së Moldavisë në Federatën Ruse është thirrur sot në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ku i është dorëzuar nota në të cilën theksohet se kjo është përgjigje ndaj dëbimit të pesë diplomatëve rusë nga Kishinev më 29 maj, andaj pesë të punësuar në misionin diplomatik moldavian në Moskë shpallen persona non grata”, thuhet në kumtesë.