Rusia do të ndalojë duhanin për këdo të lindur pas 2014

Thuajse gjysma e popullsisë së Rusisë pi duhan dhe qeveria po merr në konsideratë masa të ashpra për reduktimin e zakonit vdekjeprurës. Propozimi i fundit i ministrisë ruse të shëndetsisë është ndalimi i shitjes së duhanit apo cigareve për këdo të lindur prej vitit 2015 e tutje, përvecc ndalimit të duhanit në të gjitha ambientet publike që prej vitit 2013, por kjo pritet të hyjë në fuqi vetëm pas 10 vjetësh.

Fushatës sensibilizuese i janë dhënë dhe ngjyrat e përhershme të politikës ndërkombëtare, teksa një prej posterave shkruaten: “Duhani vret më shumë njerëz se Obama, edhe pse ai vret shumë, shumë njerëz”.

Iniciativa ka dhënë rezultatet e para me një reduktim të numrit të tymosësve, edhe pse rreth 12 për qind e minoreneve llogaritet të konsumojnë duhan. Duhani vret rreth 6 milionë njerëz në vit në të gjithë botën, 600 000 prej të cilëve vetëm nga ekspozimi dytësor ndaj tymit.