Rusia do Trumpin si president

Rusia do Trumpin si president

Juri Rescheto

Moska nuk lë pikë dyshimi se si president të ardhshëm amerikan preferon republikanin Trump.

Vladimir Putini shpreson për dialog. Kështu thotë ai. Dialog në vend të diktatit. Presidenti rus u ankua më 12 tetor në një forum ekonomik në Moskë: “Është e vështirë të zhvillosh dialog me administratën ekzistuese amerikane. Dialog praktikisht nuk ka. Ajo formulon kërkesat e saj, dhe insiston se që ato të përmbushen. Ky nuk është dialog. Kjo është një diktat”. Udhëheqësi i Kremlinit ishte dukshëm i zemëruar.

“Faktori rus” në fushatën zgjedhore amerikane

Për vëmendjen që ka marrë ai dhe politikat e tij në fushatën zgjedhore të SHBA-së, Putini nuk pse të ankohet. Ai madje kritikon të dy kandidatët për “faktorin e panevojshëm negativ rus” dhe e quan këtë dritëshkurtër. Disa ditë më parë Putin tha në konferencën e njohur “Valdaj” në jug të Rusisë në Soçi: “A beson vërtetë seriozisht dikush se Rusia mund të ndikojë tek zgjedhjet e popullit amerikan? A është Amerika një republikë bananesh? Amerika është një fuqi e madhe.”