Rusia, rrezik për Atdheun tonë shqiptar

Nga Skënder JASHARI*   Vlen të theksohet që Rusia, filloi ngritjen si shtet, që në kohën e Carit Pjetrit të Madh. Pretendimet hegjemoniste-okupuese në drejtim të Europës (Polonisë, Baltikut etj), ishin që nga viti 1715, kur i proklamon Car Pjetri i madh, që aspironte marrjen e Kostandinopojës-Stambollin duke siguruar paraprakisht edhe territoret që shtriheshin në tërë gadishullin Ilirik-Ballkanin, po ashtu aspironte edhe drejtimet e tjera nga Europa qendrore (Poloninë etj)! Edhe pse ushtria ruse asnjëherë nuk ishte sulmuese ndaj territoreve shqiptare, pos në disa raste që ishin të inkuadruara si pjesë të ushtrive të sllavëve të Ballkanit, Rusia që nga ky Car, filloi ekspansionin, i cili më pas kaloi edhe si ekspansion kolonizues ndaj fqinjëve. Të qartësohet, rusët kundër perandorisë Osmane kishin zhvilluar edhe disa luftra të mëhershme se sa vitet 1715, mirëpo me rastin e Car Pjetrit të Madh, rusët filluan luftrat për kolonizim!

Rusia, në vazhdimësi bëri luftë kundër Turqisë-Otomanëve, në krahasim me pretendimet territoriale për zgjerim kolonialist të saj në drejtime të tjera po ashtu ishte prezente, por jo kaq, sa në drejtim të Ballkanit! Luftimet që shënojnë pushtim territoresh janë luftrat e vitit 1735-1739, kur ushtritë ruse mposhtin ato Otomane, ku edhe në anën e Rusisë dhe të Otomanëve ishin rreshtuar edhe monarkitë europiane Franca dhe Austria! Lufta tjetër ruso-turke, ishte ajo e viteve 1768-1774. Luftimet zhvilloheshin për rreth Detit të Zi, ku sërish arrihet mposhtja e ushtrive otomane. Derisa Perandoria Osmane zhvillonte luftë me Austrinë, në vitin 1787, Rusia shfrytëzon rastin dhe i shpall luftë Osmanëve, me qëllim të pushtimit edhe më tej të territoreve të okupuara nga Osmanët! Perandoria Osmane u detyrua të nënshkruante armëpushim në Jashi më 9 janar 1792, ku Rusia fitonte territoret që kishte pushtuar më 1783 (si Krimen, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë)!

Lufta ruso-turke e vitit 1806-1812, filloi me nismën e Perandorisë Osmane, e cila mendonte që nga pësimi i trupave ruse në Austerlic nga Napoleon Bonaparti, ishin kushte të volitshme që t’i rikthente humbjet që kishte pësuar nga Rusia. Rusia përfitoi Besarabinë lindore dhe Transkaukazin në disa pika, gjë që u bë një fuqi danubiane. Lufta ruso-turke 1828-1829, ishte si shkak i kryengritjes greke për pavarësi. Lufta e tillë rezultoi me avancimin e forcave ruse deri në Dobruxhe, përmes Vllahisë dhe Moldavisë, ku në Bullgari rusët mban të rrethuar tre kështjellat Shumla, Varna dhe Silistria dhe nga ndihma e flotës detare të detit të zi, Varna u mposht. Ndërsa nëpër Kaukaz ekspeditat e tjera të ushtrive ruse avancuan deri në Erzurum.

Lufta ruso-turke në vitet 1853-1856, e njohur edhe si “lufta e Krimesë” ku Rusia humbi aleaten e saj Francën, ndërsa si aleatë të Perandorisë Osmane ishin Mbretëria e Bashkuar, Britania, Sardenja. Francezët kërkonin të drejtat e katolikëve nën Osmanë, derisa Rusia promovonte Kishën ortodokse. Fuqitë Europiane nuk donin ta lejonin daljen e Rusisë në Mesdhe, gjë që ia arritën, por që Rusia edhe në këtë rast përfitoi disa territore që i humbi gjatë kësaj lufte!

Lufta ruso-turke e vitit 1877-1878, u zhvillua mes koalicionit ortodoks lindor të kryesuar nga Rusia, të përbërë nga Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi, kundër perandorisë Osmane. Luftimet u zhvilluan në Ballkan dhe në Kaukaz. Rusia shpresonte të mbulonte shpresat e humbura-thyera nga lufta e Krimesë (që nuk ishte aq e kënaqur, sepse kishte shpresuar ta merrte Stambollin!). Nga kjo luftë shtetet ballkanike përfituan autonomi deri pavarësi, si Bullgaria. Si rezultat i kësaj lufte, Rusia gati sa nuk e futi në dorë Stambollin, e që Fuqitë e Mëdha Europiane thirrën Kongresin e Berlinit! Nga ky kongres rezultuan pavarësitë e shteteve të Ballkanit (sllavo-ortodoksëve), gjymtimi total-barbar i trojeve tona, duke i identifikuar shqiptarët si turq dhe Atdheun tonë, si nocion gjeografik (domethënë nuk ekzistonin shqiptarë!).

Rusia kishte ndikim edhe në Luftën e I Ballkanike, që u zhvillua mes koalicionit të sllavëve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, por pos influencës në Ballkan, gjë më të madhe nuk përfitoi! Në Luftën e I Botërore, ku pjesë e saj aktive ishte edhe Rusia, e cila sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze, në mbrojtje të Serbisë, Rusia nga kjo luftë doli përfituese edhe territorialisht, duke përfshirë nën thundrën e vet edhe shtetet si: Bjellorusinë (1922), Ukrainën (1922), Uzbekistanin dhe Turkmenistanin më 1926, Taxhikistanin 1929, ndërsa Armeninë, Azerbejxhanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin më 1936. Përfitimet e tilla shumica i erdhën pas Luftës së I Botërore, duke përfituar nga bolshevizmi si parim kinse universal, mbi të cilin arrinte të përfitonte Rusia (mbi këso parime kanë përfituar edhe Perandoria Osmane përmes islamit; Greqia, Serbia, Rumania, Mali i Zi etj., përmes fesë ortodokse etj)!

Në Luftën e II Botërore, po ashtu sërish ishte aktive në luftë Rusia, e cila si edhe shumëherë më parë (edhe nga Napoleon Bonaparti, edhe nga Gjermania më 1914, sërish edhe në këtë luftë) u mposht rëndë ushtarakisht, mirëpo ishin Franca, Britania dhe SHBA-të që e shpëtuan këtë “Ariun polar”! Edhe nga kjo luftë, Bashkimi Sovjetik përfitoi në zgjerimin e territorit të tij, e po ashtu edhe më shumë shtoi influencën e saj- dmth u bë superfuqi botërore! Shtetet që i gllabëroi ishin: Finlanda më 1940, Estonia, Letonia, Lituania dhe Moldavia më 1940. Ndërsa influenca e këtij shteti ishte e shtrirë në shumë vende të tjera, madje edhe në Ballkan, si në Hungari, Rumani, Bullgari, Jugosllavi, Shqipëri etj! Të theksohet që Rusia, në luftrat e viteve 1768-1774, 1787-1792, 1806-1812, 1828–1829, 1853–1856,1877–1878,1914–1918 si dhe në lutën e II botërore 1940-1945, në secilën nga këto raste kishte përfituar, ca herë më shumë e ca më pak, por nuk mbeste pa fituar ndonjë gjë!

Në tërë historinë është i njëjti fat, kur shtetet ndërtohen mbi baza-parime jo të qëndrueshme, siç ishte edhe rasti i Rusisë, por edhe i Perandorisë Osmane, Arabe, Bizantine etj, që thirreshin mbi parime mbi nacionale, derisa nacionalizmi ishte bë doktrina substanciale e njerëzimit veçmas në shekullin XIX, por edhe më herët ishin determinues si gjuha, kultura, feja, etnia (e që në rastet që nuk ishin të njejta këto, nuk bënin të besohej në qëndrueshmëri të asaj ngrehine shtetërore)!

Edhe Bashkimi Sovjetik, shumë shpejt, as 100 vite nuk iu nevojitën, që të demaskohet fytyra e vërtetë, që nuk ishte teoria e socializmit, por ishte hegjemonia pansllaviste ruse që përhapej nën vellon e socializmit! Kjo krijesë artificiale, shoviniste, kolonizuese, gjenocidale për njerëzimin, jo vetëm për shtetet nën okupim (a bashkim) të saj, por edhe në mbarë botën, shkaktoi qindra miliona vdekje njerëzish. Sado që do mund të kundërshtojë ndokush, duke thënë, që kanë përkrahur Luftra Çlirimtare nëpër vende të ndryshme të botës, në të gjitha këto raste, thjeshtë Bashkimi Sovjetik përkrahte vetëm fraksionet majtiste, ku përmes tyre pretendonte të shtrinte influencën. Ky është element shumë i rëndësishëm, sepse do shihet që edhe në ditët e sotme aplikohet nga Rusia.

Organizatat komuniste të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik, pas luftës së II Botërore, por edhe më përpara, e deri me shkatërrimin e saj, ishin: Celulat e Luftrave komuniste-ÇC (Communist Combatant Cells) në Belgjikë, vepruan mes viteve 1983-1986; Partia Komuniste e Australisë, e formuar më 1964; Mot Dag, Norvegji që nga 1921; Armata e Çlirimit Kombëtar- National Liberation Army (spanjish Ejército de Liberación Nacional- ELN), grup i armatosur në Kolumbi që nga 1964; Grupi 22 tetori, grup terrorist në Itali, që nga 22 tetor 1969; Unioni i Punëtorëve dhe Intelektualëve (Union der Hand- und Kopfarbeiter), të lidhur me Partia Komuniste të Gjermanisë, të formuar që në fund të 1925; Aleanca-Lidhja e Njerëzve Punëtorë të Jugosllavisë, e themeluar që nga 1945; Shërbyesit e Popullit-Lidhja komuniste, në Norvegji e themeluar më 1998; Organizata revolucionare 17 Nëntori, në Greqi, që nga 1975; Brigadat e Kuqe, të themeluara më 1970, në Itali; Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe (Red Army Faction), i formuar më 1970 në Gjermani; Vija e Parë, në Itali e formuar më 1970; Armata e Kuqe Japonese (Nihon Sekigun- JRA) e formuar më 1971: Armata e Proletarëve për Komunizëm (Proletari Armati per il Comunismo- PAC) e formuar më 1976 në Itali; Federata e Rinisë Demokratike të Indisë) DYFI, në Indi e formuar më 1980; Organizata e Pionierëve José Martí në Kubë, e formuar më 1961; Federata e Rinisë Demokratike në Irak e formuar më 1951; Organizata e Rinisë Demokratike në Afganistan e formuar më 1978; Unioni i Rinisë Socialiste Polake, i formuar më 1976; Rinia Komuniste Portugeze e formuar më 1979; Unioni i Rinisë Rebele, në Brazil i formuar nga Partia Komuniste Revolucionare më 1998; Rinia e Kuqe, Holandë e formuar nga viti 1971; Lidhja e Rinisë Socialiste, në Britani e formuar nga 1911; Rinia Komuniste, në Itali e formuar më 1991; Lidhja e Rinisë Komuniste në Suedi, e formuar më 1972; Lidhja e Rinisë Komuniste e Persisë, e formuar në Iran më 1920; Lidhja e Rinisë Komuniste të Greqisë, e formuar më 1922; Rinia e Punëtorëve komunistë në Spanjë, e formuar më 1977; Pararoja e Rinisë së Kuqe në Rusi, e formuar më vitin 2005; Lidhja e Rinisë Komuniste në Japoni e formuar më 1960; Lidhja e Rinisë komuniste në Finlandë e formuar më vitin 2000; Rinia Komuniste Marksiste-Leniniste (Kommunistisk Ungdom Marcister-Leninister) në Banimark, e formuar më 1969; Partia Komuniste Greke e formuar më 1976; Partia Komuniste në Danimarkë, e formuar më 1990; Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë, e formuar më 1989 (Çeki); Veprimi i Kuq, Kroaci nga viti 2008; Lidhja Komuniste e Kroacisë, e formuar më 1952; Partia Komuniste e Gjermanisë e formuar, më 1990; Partia Komuniste e Irlandës e formuar më 1933; Partia Komuniste e Finlandës e formuar mesviteve 1980; Partia Komuniste Franceze, e formuar më 1920; Partia komuniste e Gjeorgjisë, e formuar më 1992; Partia Komuniste e Maltës, e formuar më 1969; Partia Komuniste e Republikës së Moldovës, e formuar më 1993; Lidhja Komuniste e Malit të Zi, e formuar 1943; Partia Komuniste në Serbi e formuar më 1910; etj., etj., me qindra e me mijëra të tjera.

Bashkimi Sovjetik mbështeti, motivoi, madje edhe ndihmoi shumë grupe rebele majtiste luftarake, si: Në Afganistan, Partia Komuniste e Afganistanit; në Bangladesh, Purba Banglar Sarbahara Party; Butan, Partia Komuniste e Butanit; Bolivi, Fronti Popullor Revolucionar; Kinë, Partia e Komunizmit Maoist; Kolumbi, Armata e Çlirimit Kombëtar, Armata e Çlirimit Popullor, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbise- Armata popullore; etj., etj. Nga shkaku i këtyre mbështetjeve për sisteme qeverisje totalitare, të cilën edhe vetë Rusia më 1991 e abrogoi-e hoqi plotësisht, u vranë me qindra miliona njerëz.

Mirëpo për fat të mirë, kjo krijesë monstruoze, më në fund u shkatërrua. Shkatërrimi i saj dihej tashmë. Me rënien e Murit të Berlinit, kur Rusia kishte pushtuar tashmë territore edhe të shteteve satelite të saj, si Hungari, Çekosllovaki, Gjermani Lindore etj., etj., ra tërë ngrehina false Socialiste. Me rastin e Revolucionit të 1989, që filloi në mars 1989 në Poloni, vazhdoi në Hungari më 23 tetor 1989, pastaj në Gjermanin Lindore me rastin e rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, Bullgaria më 1990, Çekosllovakia më 1990, si dhe Rumania më 1989. Edhe të gjitha sistemet komuniste në shtete të tjera u lëkundën së paku, e në të shumtën u ndërruan, duke kaluar në sistemin demokratik (të etiketuar nga socializmi si sistem kapitalist)- ishte një shembje totale. Regjimet ranë në Poloni, Hungari, Gjermaninë Lindore, Çekosllovaki (e cila u nda në 1993), Bullgari, Shqipëri, dhunshëm u mor pushteti në Rumani nga jokomunistët, Bashkimi Sovjetik u shpërbë, Jugosllavia u shpërbë duke filluar luftrat në të, Afganistani u çliruar prej okupimit Sovjetik, ra komunizmi në Afganistan, Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashku Jemeni, ndërsa Kina, India dhe Vietnami bën liberalizim ekonomie.

Me këtë revolucion të 1989 mbaroi edhe Lufta e Ftohtë, sinonim i luftës mes Perëndimit (NATO-s) kundër paktit Varshava (Bashkimit Sovjetik). Me këtë rast Bashkimi Sovjetik humbi statusin e Superfuqisë (duke u shpërbërë pakti i Varshavës)!

Bashkimi Sovjetik, krijues e hegjemonisë ruse u shpërbë, me këtë kronologji kohore: Lituania më 11 mars 1990, Estonia më 30 mars 1990, Letonia më 4 maj 1990, Estonia më 20 gusht 1991, Abkazia më 25 gusht 1990, Transnistria më 2 shtator 1990, Gjeorgjia më 9 prill 1991, Gaugazia më 19 gusht 1991, Ukraina më 24 gusht 1991, Bjellorusia më 25 gusht 1991, Moldavia më 27 gusht 1991, Kirgizia më 31 gusht 1991, Uzbekistani më 1 shtator 1991, Republika e Nagorno-Karabakh më 2 shtator 1991, Taxhikistani më 9 shtator 1991, Armenia më 21 shtator 1991, Azerbejxhani më 18 tetor 1991, Turkmenistani më 27 tetor 1991, Republika çeçene e Içkerisë më 1 nëntor 1991, Osetia jugore më 28 nëntor 1991, Rusia më 12 dhjetor 1991 dhe Kazakistani më 16 dhjetor 1991. Rusia mbeti një shtet i kolapsuar totalisht, ku shiteshin femrat për prostituta nëpër Europë, lulëzoi kriminaliteti, nuk kishte stabilitet ekonomik, çdo gjë kishte rënë keqas. Rusia e viteve të 90, të shekullit të shkuar, mbeti sinonim i çdo gjëje të keqe!

*I burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit