Rusia thotë se ka zbuluar varrezë masive të civilëve të torturuar në Alepo

Një varr masiv me dhjetra trupa civilësh objekt i torturave brutale është zbuluar në Alepo bëri të ditur sot ministri rus i mbrojtjes. Shumë prej kufomave u mungojnë pjesë të ndryshme të trupit si dhe pjesa më e madhe kanë plagë të shkaktuara nga arma në kokë, sipas zëdhënësit të ministrisë ruse të Mbrojtjes Gjeneral Major Igor Konashenkov. Përfundimi i një operacioni unik në shkallë të gjerë humanitare në Alepo nga rusët do të shkatërrojë shumë nga mitet që janë ushqyer në botë nga politikanët perëndimorë – tha zëdhënësi i Ministrisë ruse së Mbrojtjes, Generali Igor Konashenkov – “Rezultatet e një studimi fillestar në lagjet që janë braktisur nga e ashtuquajtura opozitë do të shokojë botën” /oranews