Sa e dashur sa e mirë SHQIPERIA IME!

 

Edi Rama ka zgjedhur një menyrë krejt tjetër për tu thënë mirëmengjesi ndjekësve të tij në rrjetin social facebook, kësaj herë larg politikes.

Në profilin e tij në facebook, Rama ka postuar një videoje të realizuar nga Qendra Kulturore për Fëmijë, ku dalin në pah vlerat kulturore dhe historike që ka vendi ynë.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë video të veçantë promovuese për turizmin e vendit tonë, ku vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë shfaqen të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit plot talent të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë.”, shkruan Rama .