Sa është rroga aktuale e pedagogëve dhe sa pritet të bëhet

Gjatë takimit të djeshëm me pedagogë të Unviersitetit Politeknik të Tiranës kryeministri Edi Rama foli edhe për rritje pagash për këtë sektor.

Sipas tij, pedagogët e universiteteve pas gjashtë muajsh do të marrin paga 15% më të lartë se ato aktualet.

Por sa është rroga aktuale e pedagogëve dhe sa pritet të bëhet bazuar te premtimi i kreut të qeverisë?

Rritja e pagave për pedagogët:

Rektor/ Ishte 129,500 – Bëëhet 148,925

Zv/rektor (Profesor) / Ishte 122,400 –  Bëhet 140,750

Zv/rektor (Docent) / Ishte 120,400 – Bëhet 138,460

Dekan (Profesor)/ Ishte 122,400 – Bëhet 140,076

Dekan (Docent) / Ishte 120,400 – Bëhet 138,460

Zv/dekan (Profesor) / Ishte 109,150 – Bëhet 125,522

Zv/dekan (Docent) / Ishte 97,000 – Bëhet 111,550

Përgjegjës i njësisë bazë (Profesor) / Ishte 110,500 – Bëhet 127,075

Përgjegjës i njësisë bazë (Docent) / Ishte 97,000 – Bëhet 111,500

Titullar i gr, kerkimor (Profesor) / Ishte 110,500 – Bëhet 127.075

Titullar i Grupit Kërkimor (Docent) / Ishte 97,000 – Bëhet 111.550

Profesor/ Ishte 108.000 – Bëhet 118,100

Profesor i Asociuar/ Ishte 94,000 – Bëhet 108.110

Docent (doktor) / Ishte 85,500 – Bëhet 98,325

Docent (master) / Ishte 82,000 – Bëhet 94,300

Lektor i parë/ Ishte 80,600 – Bëhet 92.960

Lektor (Kërkues) / Ishte 65,500 – Bëhet 75.325

/Agjensia e Lajmeve Sot News/