Sa flori ka aktualisht në botë

Sa flori ka aktualisht në botë?

Ari është i lakmuar për mijëvjeçarë, për bukurinë, fleksibilitetin dhe rrallësinë e tij. Sipas Këshillit Botëror të Arit, aktualisht ka rreth 184.000 tonë ar të ruajtura në formën e lingotave si rezervave bankare, rezerva qeveritare apo llogari personale. Kjo tingëllon shumë e tmerrshme, përderisa shumëkush e kupton se vetëm një metër kub ar peshon mbi 19 tonë.

Kësisoj, rezulton se rezervat e njohura të arit të gjithë botës, mund të vendosen në sipërfaqen e një fushe futbolli në një shtresë prej vetëm një metër apo diçka më shumë të lartë. Por kjo është vetëm sasia e arit që është nxjerrë nga toka dhe dokumentuar. Vlerësimi i sasisë reale që ekziston në planet, është diçka shumë më e ndërliokuar.

Analiza kimike e mostrave shkëmbore, sugjeron se ari përbën mesatarisht disa pjesë për miliardë të masës totale të kores së Tokës. Kjo do të thotë se ka rreth një milionë ton ar ende në pritje për t’u nxjerrë. Shanset megjithatë janë që kjo nuk do të ndodhë ndonjëherë, për shkak se shumica e këtij metali të çuar nuk ka leverdi ekonomike për t’u nxjerrë.

Ky qe mësim i hidhur i mësuar nga kimisti gjerman Fric Haber në vitet 1920. Ai shpresonte të paguante dëmshpërblimet e Luftës së Parë Botërore që vendi i tij u kishte fuqive fituese të luftës, përmes mbledhjes së precipitateve të arit të tretura në oqeanet e botës. Haber megjithatë zbuloi se përqendrimet e arit në ujë qenë shumë të ulëta, që plani i tij të vihej në zbatim. Çdo litër ujë deti përmban vetëm një të 13 miliardëtën e një grami ar