Sa para shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës?

Efektet shëndetësore të pirjes së duhanit janë të tmerrshme: përafërsisht një në tri vdekje nga kanceri janë si pasojë e pirjes së duhanit. Veç kësaj, pirja e duhanit rrit rreziqet e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru etj.

Por, nëse pasojat që duhani i shkakton në trupin tuaj nuk mjaftojnë që të hiqni dorë, ndoshta efektet që duhani i shkakton në kuletën tuaj mund t’jua ndryshojnë mendjen.

‘WallhetHub’, uebsajt i financave personale, ka kryer një analizë përmes së cilës tregon se duhani sjell rreth 1.5 milionë dollarë humbje në buxhetin personal, gjatë tërë jetës.

Vlen të thuhet se kjo është shuma mesatare, pasi kostoja e një pakete duhan ndryshon nga shteti në shtet, ku duhanpirësit e Nju Jorkut harxhojnë mbi 2.3 milionë dollarë përgjatë jetës së tyre, krahasuar me duhanpirësit e Kentuckyt që harxhojnë 1.3 milionë dollarë.

Analistët matën edhe faktorë tjerë, siç janë shpenzimet e sëmundjeve të ndërlidhura me pirjen e duhanit etj.