Sa po paguan VMRO-ja për t’u reklamuar në SHBA?!

Sipas një  marrëveshjeje me kompaninë amerikane Daschle Group, VMRO-DPMNE që nga nëntori i vitit të kaluar paguan nga 49.500 dollarë në muaj për të promovuar partinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk dihet nëse marrëveshja është ende në fuqi, shkruan Radio Evropa e Lirë – servisi në gjuhën maqedonase.

Ndryshe, kryetari i partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE dhe ish kryeministër, Nikolla Gruevski niset sot për një vizitë të shkurtër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Flaka.info.