Sa shpesh duhet të lajmë makinën, çarçafët, xhinset apo flokët…

Pak kohë më parë AllYou.com pyeti lexuesit sa shpesh i lanin çarçafët. Rezultoi se pjesa më e madhe i ndërronte këto të fundit një herë në 10-14 ditë, ndërsa pjesa tjetër mbante të njëjtën çarçafë deri në 4 javë.

Për këtë arsye, CNN sjell një “guidë” se sa shpesh duhen larë disa gjëra.

Çarçafët-Një herë në javë. Çarçafët duhen larë shpesh për të hequr pisllëqet, pluhurin, djersën etj. Përdorni ujë të nxehtë për të vrarë mikrobet.

Makina-1 herë në 3 javë. Nëse keni mundësi për ta larë vetë apo keni një lavazh pranë, edhe 1 herë në javë do të ishte perfekte për të pastruar automjetin. Në të kundërt, 1 herë në 3 javë është e mjaftueshme.

Qeni-Besojini hundës. Nëse qeni mban erë apo shihni se ka yndyrë në trup është koha për ta larë. Megjithatë ka disa raca që duhen larë 1 herë në muaj. Qentë me qime të trashë duhen larë 3-4 herë në vit.

Xhinset-Vishini xhinset disa herë përpara se t’i fusni në lavatriçe. Nëse i lani më shpesh seç duhet do t’i prishni para kohe.

Recipetat-Recipetat mund të vishen disa herë pa patur nevojë për t’i larë. Mjafton që të mos përdorni të njëjtën palë dy ditë rresht në mënyrë që t’i jepni kohë që llastiku i tyre të rimarë formë.

Fytyrën-Çdo natë, në mëngjes gjithashtu. Të pastrosh fytyrën çdo natë është e nevojshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt, për të hapur poret e lëkurës. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, lajeni të paktën 2 herë gjatë ditës.

Flokët- Nëse i lani flokët çdo ditë do t’i hiqni atyre vajërat natyrale ndaj është mirë që t’i alternoni ditët. Nëse keni flokë të yndyrshëm, përdorni shampo apo sprai për këtë punë, por mos i lani flokët çdo ditë.