Sa votues nga fshatrat dhe sa nga qytetet kanë partitë shqiptare? (TABELA)

Analisti Robert Nesimi ka publikuar një tabel nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016 ku prezantohen të dhënat se nga cilat vendbanime vijnë më shumë votat për partitë politike shqiptare, raporton portali “tetova1”.
Kështu te BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët votat kanë ardhur me shumicë nga fshatrat. Konkretisht për BDI-në 66 % të votave kanë ardhur nga fshatrat dhe 34 % nga qytetet.
Te Aleanca ky numër është edhe më i lart, respektivisht 67% e votave kanë ardhur nga fshatrat kurse 33 % nga qytetet.
Ndryshe situata është te Lëvizja Besa dhe PDSH ku numri i votave të ardhura nga qytetet është më i lart, por edhe të këto dy parti dominojn votat nga fshatrat.
Te Lëvizja Besa, 56% e votave janë nga fshatrat dhe 44 % nga qytetet. Kurse te PDSH-ja 63 % e votave janë nga fshatrat kurse 37 % nga qytetet./tetova1/