Sa zhgënjyese mund të jenë fotot në instagram

Të gjithë e dimë që rrjetet sociale nuk na tregojnë asnjëherë historinë e plotë. Bloggeret e fitnessit postojnë shpesh rezultatet e tyre të pabesueshme, por rrallë herë tregojnë se sa të pavërteta dhe zhgënjyese mund të jenë fotot në Instagram.

Por Sara Puhto, nga Finlanda ka vendosur të bëjë të kundërtën. 20 vjeçarja ka treguar çfarë fshihet në të vërtetë pas fotove perfekte të trupit duke e bërë të qartë se nuk është nevoja të “vdisni” urie që të jeni në formë.

Në postimin e saj të fundit, bukuroshja finlandeze ka kundërshtuar një nga idetë më çorientuese në rrjetet sociale ditët e sotme – që fotot para dhe pas duhet të realizohen me disa muaj diferencë duke treguar progress të dukshëm. Por sipas saj është e gabuar. Fotot që ajo ka publikuar krahë njëra tjetrës janë bërë vetëm disa sekonda të ndara nga njëri tjetra, dhe në njërën prej tyre ajo tregon barkun e fryrë, pavarësisht se njihet për fizikun e saj mahnitës.

“Jam e sigurt që të gjithë kanë ditë të këqija të imazhit të trupit të tyre. U zgjova këtë mëngjes, pash veten në pasqyrë dhe mendova se dukesha pak e fryrë sot, kur në të vërtetë fotoja e djathtë tregon fryrjen time të vërtetë. Kështu që mendova të tregohem e sinqetë dhe t’ju tregoj veten time të vërtetë të fryrë” shkruan ajo.