Saliu: Alia i dha një grusht të fortë VMRO-së së Gruevskit

Gazetari Urim Saliu për vendimin e BDI-së dhe Ali Ahmetit që i thanë jo VMRO-së së Nikolla Gruevskit e cilëson si një aktë burrëorë i cili i dha një grusht të fort VMRO-së. Saliu thotë se hakmarrja në politikë vjen në momente kur e ke zënë ngushtë atë që tentoi të të zhbëje.

“Te futej BDI ne qeveri me VRMO do komentohej si tradheti.Tani qe nuk u fut , komentohet si loje.Njerezit njehere duhet ta pranojne nje gje-guximin e tjetrit.Ne momentin kur kushedi ku do t’ia kishim mbathur si ne 2001-shin, si te dielen e zjarrte politike , ne momentin kur gjithe i thoshim kryeministrit diktator, ai nga nje tjeter vendbanim si dikur ne Shipkovice me petkun ushtarak dhe tani ne Recice ne petkun politik , me guxim, duke mos tradhetuar platformen e nenshkruar nga subjektet shqiptare , i dha nje grusht te forte VMRO-se, me sakte mandatarit.Hakmarrja ne politike vjen ne momente kur e ke zene ngushte ate qe tentoi te te zhbeje.Vertete humbi dhjete deputete ,por rifitoi terrenin politik.Jepja doren” ka shkruar Saliu

Ndryshe pasi nuk u arrit marrëveshja mes dy partive fituese VMRO-së dhe BDI-së, Nikolla Gruevski duhet të dorëzojë mandatin ku presidenti Ivanov duhet tia jep liderit të LSDM-së Zoran Zaevit.