Sanchez ka një lajm të madh për Arsenalin

 

Alexis Sanchez me shumë gjasë nuk do të largohet nga Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi kilian ka shumë mundësi që të mbetet në Emirates Stadium, pasi mediat angleze raportojnë se sulmuesi kilian ka përjashtuar mundësinë e largimit.

Është raportuar shumë se kiliani nuk e mendon të ardhmen e tij të lidhur me Topcinjtë, si edhe destinacionet e mundshme për të.

Por sulmuesi duket se ka vendosur që të jetë pjesë e skuadrës nga Emirates Stadium, pas vendimit për ristrukturim të skuadrës nga Arsene Wenger.