Sapo ndodhi në Tetovë: Ndërtesa përfshihet nga flakët, bllokohen banorët (FOTO/VIDEO)

Sapo ndodhi në Tetovë: Ndërtesa përfshihet nga flakët, bllokohen banorët (FOTO/VIDEO)

Para pak çastesh sapo ka ndodhur një shpërthimi zjarrit në një ndërtesë në Bllok 82 në Tetovë, që ka shkaktuar panik dhe frikë tek banorët të cilët kanë mbetur të bllokuar nga tymi i dendur.
Siç mëson TetovaSot nga burime jozyrtare nga vendi i ngjarjes, zjarri sëpari ka shpërthyer në bodrumin e ndërtesës e cila ka bllokuar banorët nga tymi i denduur që ka përfshirë gjithë ndërtesën.
Ekipet e ndihmës së shpejtë, policisë dhe ekipit të zjarrfiksave kanë dalë në vend ngjarje dhe po mundohen të vënë në kontroll zjarrin.
Banorët mendohet se kanë shpëtuar pa lëndime dhe se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit./TetovaSot/