Sarkozi humb garën brenda partisë

Ish-Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka humbur në garën e të dielës për zgjedhjen e kandidatit presidencial të Partisë Republikane të Qendrës së Djathtë.

Duke pranuar humbjen, Sarkozi mbështeti  François Fillon i cili u rendit i pari në raundin e parë të së dielës, ndërsa ish-kryeministri Alain Juppe u rendit i dyti.

Ata do të përballen me njëri-tjetrin në një balotazh të dielën e ardhshme. Fituesi do të konkurrojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Fituesi i cili do të dalë nga primaret Republikane do të përballet me lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.