SË PAKU 11 KOSOVARË TË LËNDUAR NGA NJË AKSIDENT NË AUTOSTRADËN NISH-BEOGRAD

Rreth 45 vetura janë përplasur ne një aksident të rëndë që ka ndodhur sot paradite në Serbi.

Aksidenti ka ndodhur 10 kilometra para Nishit në korridorin që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore.

Raportohet për 22 të lënduar, 11 prej të cilëve janë qytetarë nga Kosova të cilët po ktheheshin nga pushimi për në shtetet perendimore, raportojnë mediat në Serbi.

Nuk janë bërë publike emrat e të lënduarve, po raportohet se situata në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, është tejet e rëndë, për shkak të bllokimit të rrugës dhe kolonave të gjata.

Apelohet që vozitësit të jenë të kujdesshëm sepse rrugët në Serbi nuk janë të pastruara mirë. Ndërsa shumë vetura kanë filluar të mbesin pa karburante dhe kjo ka shkaktuar drojë se mund të ketë pasoja për pasagjerët e bllokuar.

srbi_1483713537-5924253

aksidenti