SEFER TAHIRI:VERIFKIMI I FAKTEVE, I DOMOSOSHËM NË MEDIA

VERIFKIMI I FAKTEVE, I DOMOSOSHËM NË MEDIA

Pas paralajmërimeve të kompanisë Facebook rreth fillimit të bashkëpunimit me organizatat të cilat profesionalisht verifikojnë faktet dhe të cilat do të konfirmojnë se vallë janë të vërteta lajmet që shpërndahen në këtë rrjet social, një pjesë e opinionit kanë frikë nga censura. Ky opsion i ri vjen pasi njerëzit e Facebook-ut kanë vërejtur storje shumë të rrejshme, të motivuara politikisht dhe financiarisht, pasi nën maskën e organizatave të rëndësishme mediatike, në fakt shpërndajnë lajme të rrejshme.
Opsioni i ri, që testohet, u mundëson shfrytëzuesve të paraqesin postimet të cilat dyshohen se bazohen në dezinformata. Pas një numri të paraqitjeve, këto lajme do të dërgohen tek organizatat që merren me verifikimin e fakteve.
Nëse vërtetohet se ndonjë lajm është i pavërtetë, i njëjti në Facebook do të shënohet me shenjën e paralajmërimit dhe do të ketë akces në linkun që çon drejt tekstit në të cilin sqarohet pse një lajm është i kontestuar. “Edhe në të ardhmen do të mund të lexoni lajme, por tani do të keni informacione se vallë faktet në to janë të sakta dhe të verifikuara”, ka thënë drejtori i Facebook, Mark Zakerberg.
Kjo do të thotë se që në të ardhmen do të zvogëlohet mundësia që nga lajmet e kontestuara dikush të bëjë reklama ose të promovojë politika partiake./ANTPRESS