Sekretet e tmerrshme të ‘liqenit të vdekjes’ që ju vret për një orë qëndrimi pranë tij

 

Mirë se vini në liqenin e ‘mrekullueshëm’ rus Karachay, i cili edhe zyrtarisht është shpallur si vendi më i ndotur në planet.

Vetëm një orë qëndrim pranë liqenit gjatë viteve të ’90-ta, do t’ju “dhuronte” një dozë të madhe të rrezatimit, qindra herë më të lartë sesa norma e lejuar e ekspozimit që lëshohet brenda një viti, dhe kështu brenda një ore sigurisht se do të vdisnit

Sasia e madhe e rrezatimit nuk është ndonjë fenomen, pasi afër këtij liqeni kishte funksionuar një central bërthamor i cili më 29 shtator të vitit 1957 ishte mbyllur.

Pas një defekti në sistemin e ftohjes kishte sjellë shpërthimin e tij, ndërsa ekzistenca e këtij centrali bërthamor kishte qenë sekret deri në vitet e ’90-ta.