Sekuestrohen 32 kg tritol, 3 të arrestuar

Policia e Tiranës ka njoftuar sekuestrimin e 32 kg tritol dhe arrestimin e 3 personave në kuadër të operacionit “Stacioni i fundit”

Të arrestuarit janë 52-vjeçari Kel Ndreca, 27-vjeçari Gjon Ndreca dhe 38-vjeçari Ndue Kola.

3 personat u ndaluan në segmentin rrugor Fushë-Krujë-Kamëz. Arrestimet u kryen ndërsa Kel dhe Gjon Ndreca po i jepnin sasinë e tritolit Ndue Kolës.