Sekuestrohet tjetër arsenal armësh në Beograd

Një tjetër arsenal armësh është gjetur në Beograd pak ditë pas zbulimit të municioneve pranë shtëpisë së prindërve të kryeministrit Vuçiç.

Policia tha se armët u gjetën në një makinë të vjedhur në Beogradin e Ri në janar të këtij viti, e cila ndodhej në një garazh.

Sipas mediave serbe, në makinë fshiheshin një automatik, sasi e madhe e municionit, 400 gram TNT e ndarë në dy kallëpe, një detonator dhe një celular për aktivizimin e eksplozivëve nga largësia.

Zyrtarët serbë nuk kanë dalë ende me komunikatë, nëse këto armë kanë apo jo lidhje me një atentat ndaj kryeministrit serb.

Ndërkohë vijojnë hetimet për armët e zbuluara pranë shtëpisë së prindërve të kryeminsitrit Vuçiç.

Plot 37 persona janë marrë në pyetje ndërsa ministri i Brendshëm serb Stefanovic ka deklaruar se kreu i qeverisë serbe dyshon se shënjestër atentatit mund të ketë qenë vëllai i tij.