Sela: 27 prilli ishte atentat ndaj kërkesave të shqiptarëve

Lideri i LR-PDSH,së Ziadin Sela në konferencën e parë për shtyp pas ngjarjeve të 27 prillit, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë kësaj periudhe,

Në lidhje me ngjarjen e 27 prillit, Sela tha se ka qenë sulm ndaj nevojave të shqiptarëve dhe artikulimit të tyre në mënyrë politike.“Unë si lider i kësaj partie dhe ne si parti jemi munduar që nevojat e shqiptarëve që t’i artikulojmë. 27 Prilli ishte atentat ndaj nevojave dhe kërkesave të shqiptarëve, ndaj artikulimit politik të këtyre nevojave që ne si LR-PDSH i kemi bërë. Neve na vranë më 27 prill, por ne u ringjallëm përsëri, ne do të vazhdojmë që nevojat e shqiptarëve t’i artikulojmë politikisht. Ne do të kthehemi edhe më të fortë në skenën politike”, tha Sela.