Sela befason Shpend Ahmetin, e pret në tavolinë pune brenda spitalit (FOTO)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot në Spitalin e Tetovës, ka vizituar kryetarin LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ziadin Sela, sot e ka pritur në ambientet e Spitalit të Tetovës, Shpend Ahmetin dhe ka falënderuar përzemërisht për vizitën e tij, raporton TetovaSot.

Ziadin Sela është në gjendje stabile dhe pritet shumë shpejt të lirohet edhe nga Spitali.

”Sot jam më i gëzuar sepse Ziadin Sela ishte në gjendje shumë të mirë dhe shpresoj që shumë shpejtë do të rikuperohet dhe do t’i kthehet jetës politike. Është e qartë që gjithë ky sulm ka qenë i organizuar, është e qartë që ka patur qëllime edhe më të këqija se ky epilog që e ka sot, por besoj që edhe për Ziadinin dhe të tjerët vlen e njëjta gjë që nëse kanë menduar ta frikësojnë nga aktivizmi politik, unë mendoj se kanë bërë të kundërtën”, theksoi Ahmeti.

“Ne i shprehim solidaritetin tonë, dhe i themi Ziadinit që në momente të këtilla ne do të jemi gjithmonë bashkë. Shpresoj të mos përsëritet asnjëherë, por të jemi sy hapur për gjithçka që ndodhë me shqiptarët në Maqedoni dhe gjithandej”, tha kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti./TetovaSot