Sela dërgohet jashtë shtetit për kontrolle mjekësore shtesë (Foto)

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari, përmes Facebooku-ut thekson se Ziadin Sela do të shkojë jashtë shtetit disa ditë për të realizuar disa ekzaminime plotësuese dhe rehabilitim në lidhje me gjendjen e tij shëndetësor
“Këto janë përpjekje për të pasur një shërim sa më të shpejtë dhe sidomos të plotë të shëndetit të tij. Theksojmë që ai është në gjëndje të stabilizuar të parametrave vitale, dhe tash nevojitet rehabilitim përfundimtar për rikthim sa më të shpejtë në aktivitetet politike”, shkruan mes tjerash Taravari.

Lideri i LR-PDSH-së pësoi lëndime të rënda gjatë sulmit të huliganëve maqedonas, përkrahësve të VMRO-DPMNE-së, më 27 prill. Supozohet se qëllimi i huliganëve ka qenë që ta likuidojnë, ndërsa Sela ka shpëtuar vetëm për shkak se dhunuesit kanë kujtuar se është i vdekur dhe e kanë lënë.

Pas më shumë se dhjetë ditëve trajtim, fillimisht në spitalin e Shkupit, e pastaj edhe në atë të Tetovës, më 8 maj Sela u lëshua për kurim në shtëpi, në Strugë.
Lëndimet e tij, sidom nga goditjet në kokë, kanë qenë tepër të rënda dhe nevojiten ekzaminime të mëtejshme për të sanuar pasojat e mundshme. Vetë Sela, pas arritjes në shtëpi nga spitali, deklaroi se atë që ndodhi duhet lënë pas dhe duhet vazhduar me punë për realizimin e projekteve kombëtare shqiptare në Maqedoni