Sela: Do ta pranojmë verdiktin e popullit

[tonjoo_spb]
Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela në daljen para mediave tha se “Aleanca për shqiptarët” do të pranojnë verdiktin e popullit, njofton Shenja.

“Ne e morëm mesazhin. Ne do ta pranojmë rezultatin ashtu siç është. I bëj apel Alisë dhe BDI-së të reflektojnë. I mësuat shqiptarët se vota është vetëm interes personal, prandaj mos fajëso partitë e vogla por fajin drejtoje tek vetja jote. Ju jeni fajtor që zona gjashtë ka 10 për qind votues më tepër se zonat tjera.”, tha Sela, duke thënë se me mijëra votues të Aleancës janë hequr nga lista.

“Besoj se do të reflektoni. Ne pranojmë vullnetin dhe verdiktin e popullit. Nëse keni legjitimitet mos e shfrytëzoni për nevojat e tuaja personale por për të sjell të drejta kolektive personale”, tha Sela.

Ai tha se “Aleanca për shqiptarët”, do të ketë tre mandate në Kuvend./