Sela: Do ta vazhdojmë projektin tonë për Strugën

Bisedë me aktivistët e Aleancës në Zagraçan. Përcollëm falenderimet për mbështetjen deri sot dhe kërkuam mobilizim për zgjedhjet e 15 Tetorit. Zagraçani kësaj radhe përfaqësohet me bartësin e listës dhe ata do ta përkrahin birin e tyre fuqishëm. Bashkë me Melin do ta vazhdojmë projektin tonë për Strugën.