Sela i vetmi që komunikoi në anglisht me Hanin!

Lideri i LR-PDSH, në takimin e sotëm te zhvilluar me Eurokomisarin e BE Johannes Han, nuk kishte nevojë për përkthyes, ai gjatë gjithë kohës komunikimin e tij e bëri në gjuhën angleze, karakteristikë kjo që e dallon nga liderët tjerë të subjekteve politike shqiptare, shkruan portali Fol.

Ky afinitet gjithsesi i jep një përparësi të një lidershipi me standarde bashkohore duke e bërë më të drejtpërdrejt në komunikimet me korin diplomatik si dhe ambasadorë të huaj.

Kjo përparësi krijon edhe një afërsi me bashkëbiseduesin duke qenë më bindes në fjalorin e tij politik.

Ziadin Selës kjo përparësi i ka hapur shumë mundësi që të jetë në komunikime te vazhdueshme edhe me ambasadorët e huaj që janë të akredituar në Shkup.

Rasti i fundit ishte ai me ambasadoren e OSBE në Shkup Nina Suomalainen, pas një takimi kokë më kokë duke biseduar për aktualitet e fundit.

Ata qe e e kanë ndjekur politikën më herët e mbajnë mend edhe Liderin historik të PDSH Z. Arbën Xhaferi, i cili poashtu fliste një anglishte të shkëlqyeshme me ambasadorët e huaj qe ishin atë kohë prezent në Maqedoni.