Sela: Jam në kontakt me të gjitha subjektet poltitike shqiptare dhe liderët e tyre

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela pranon se është në kontakte me gjithë liderët e partive shqiptare dhe se ai dhe partia që udhëheq, janë shumë të kujdesshëm dhe i qëndrojnë fortë deklaratës së nënshkruar nga liderët politik shqiptar. Ai këtë e tha në emisionin“InBox debativ” në LajmTv.

“Jam në kontakte me të gjithë subjektet politike shqiptare si dhe me kryetarët e tyre. Unë i qëndroj fort deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga ana e liderëve të partive politike. Në këtë deklaratë kam shumë kujdes dhe apeloj deri tek subjektet tjera nënshkruese. Nuk po apostrofoj me emra, por ju them që mos të kapen me cikërrima, sepse është shumë i rëndësishëm funksionimi jo i deklaratës por i tryezës së përbashkët sepse mendoj dhe vlerësoj se duhet të hapim një faqe të re të politik bërjes shqiptare këtu në Maqedoni, dhe pse jo kjo të jetë një nismë e mirë për politik bërjen shqiptare në përgjithësi në Ballkan” tha Zijadin Sela në emisionin “InBox-debativ”.

Sipas tij shqiptarët duhet të kenë konsensus dhe duhet ta përkrahin njëri tjetrin kur bëhet fjalë për interesa kombëtare. Sela mes tjerash thotë se të drejtat dhe liria e njerëzve janë në interes të të dyja palëve politike si atyre djathtiste njejtë edhe atyre majtiste.