Sela: Ka filluar mënyrë e re e udhëheqjes së politikave të shqiptarëve në Maqedoni

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-30 08:09:22Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kryetari i LR-PDSH Zijadin Sela, mbrëmë në një emision debativ theksoi se ka filluar operacioni për mënyrë të re të udhëheqjes së politikave të shqiptarëve në Maqedoni, që sipas tij, në vend të parë do të vendosen interesat kombëtare dhe jo interesat partiake,

“Jam në kontakt me gjithë liderët e partive shqiptare të cilët e kanë nënshkruar platformën e shqiptarëve. Ne jemi të fortë në kerkesat që i kemi vendosur në platformën e nënshkruar nga liderët. Pikërisht për këtë ju bëj thirrje atyre që ta respektojnë dhe të angazhohen për realizimin e saj. Nuk duhet të interesohemi se me cilin do të bisedojmë, por më e rëndësishme është ky operacion që e kemi filuar”, deklaroi Sela.

Ai gjithashtu tha se nuk duhet që çdo herë të zbatohet parimi “fituesi me fituesin”, për shkak se në çdo qeveri duhet të vendosen edhe interesat e shqiptarëve.