Sela: LSDM të filloj bisedimet me partitë shqiptare

Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela thotë se Zaevi, nuk duhet të kërkojë mandatin nëpërmjet pres konferencave duhet të fillojë bisedime konkrete me subjektet politike shqiptare.

“Lidhja Socialdemokrate nuk duhet që nëpërmjet pres konferencave të kërkoj mandatin që dikush tia dhuroj. Lidhja socialdemokrate, nëse donë të formojë qeveri dhe i ka numrat do të duhet të nis bisedimet me subjektet politike shqiptare. Dua, s’dua unë, fatkeqësisht fillimisht me BDI-në sepse ata i kanë numrat, pa numrat e tyre nuk mund të bëhet asnjë kombinim për qeveri”, tha Sela, kryetar i LR-PDSH-së.

Ai në emisionin “200” u shpreh kundër zgjedhjeve të reja dhe për zyrtarizmi të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë.

“Jo. Për mua do të ishte pranueshme pas 25 viteve demokraci po them parlamentare, sistem shumë partiak, që pas këtyre zgjedhjeve të arrijmë ne të zyrtarizojmë gjuhën shqipe dhe kur të duan pastaj të shkojmë në zgjedhje”, tha Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së.

Me tej, Sela tha se LSDM-ja duhet të pranojë që para formimit të Qeverisë të votoj ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë.