Sela: Ne jemi garanca që në tetor të ketë vetëm zgjedhje lokale, jo edhe parlamentare

Lideri i LR-PDSh-së, Ziadin Sela sonte në konferencë për shtyp në selinë e partisë në Tetovë, ka zyrtarizuar hyrjen e Aleancës në Qeveri dhe poashtu zyrtarizoi edhe minsitrin e ri të Shëndetësisë, Arben Taravari, raporton TetovaSot.

“Nga mbledhja që kemi mbajtur sonte me kryesinë Qendror dhe në kordinimin me partitë e koaliconit, kemi vendosur që të jemi pjesë e Qeverisë. Neve si Lëvizja për Reforma na takon vetëm një ministri, dhe kjo është ministria e SHëndetësisë, dhe për ministër kryesore Qendrore vendosi që të jetë sekeretari i partisë, doktor Arben Taravari”, theksoi Ziadin Sela.

Ai tha se ne Aleanca për shqiptarët do të jetë garanca në qeveri që zgjedhjet lokale të mbahen më tetor, dhe se zgjedhjet parlamentare të mbahen pas 4 viteve.