Sela në “Rruga drejt…”: Shqipja të flitet e të shkruhet në mënyrë të barabartë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë tashmë i ka dërguar Bashkimit Demokratik për Integrim ofertën e saj politike, përmbajtja e së cilës për arsye negociatore nuk shpaloset. Media spekuloi se shara në gozhdë dy subjekteve, LSDM dhe BDI u has tek ajo që mendohej se do të jetë jo edhe aq vështirë për ta zgjidhur: zyrtarizmi i gjuhës shqipe. Mbi këto dhe shumë dilema politike në “Rruga drejt…” sonte i ftuar është kreu i LR PDSH-së, Ziadin Sela, i cili do të jetë në bashkëbisedim me opinionistët: Albert Hani dhe Abedin Zymberi.