Sela në Shkup: Nuk ka pse pyetën Gruevski dhe Zaevi për të drejtat e shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët kërkoi mbështetjen e shkupjanëve në tubimin e mbajtur sonte në Sheshin Skënderbeu. Bartësi në njësinë e pestë zgjedhore, Syrija Rashiti, tha se përmbushja e kërkesave të shqiptarëve nuk varet nga vullneti i Zaevit dhe Gruevskit, kurse siç tha ai, Aleanca për Shqiptarët është shpresë për një jetë më të mirë. Aleanca për Shqiptarët synon ta bëjë Shkupin përsëri qendër të politikbërjes shqiptare, deklaroi Vesel Memedi. Ndërkaq, kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela, tha se Aleanca për Shqiptarët tanimë ka shënuar një fitore të madhe.