Sela përballë Thaçit, gara në njësinë e 6 –të

 

Anëtarësia e LR-PDSH kërkon që kryetari i tyre Ziadin Sela të jetë bartës i listës zgjedhore në njësinë e 6-të, informon INA. Me këtë Sela do të jetë përballë kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi. Kjo do të jetë një betejë e fortë midis këtyre dy oponentëve që dikur ishin në një parti. Nga kjo parti, kuvendet e degëve dy ditëve të fundit kanë propozuar emrat për kandidatët për lista për deputetë, dhe se deri të dielën pritet shpallja e listave të kandidatëve për deputetë. (INA)