Sela: Propozimi i “Besës” për qeveri teknike, joserioz dhe infantil (VIDEO)

Drejtuesit e Koalicionit “Rilindje me Besë” propozojnë formimin e qeverisë teknike si zgjidhje kalimtare në periudhën pas-zgjedhore.

Për liderin e LR-PDSH-së Zijadin Sela, propozimi i Lëvizjes Besa, është jo serioz. Qëndrimi i tij për qeverinë e re është i përafërt me atë të BDI-së, për bashkimin e partive shqiptare rreth një platforme.

“Ky është një qëndrim shumë infantil, fëmijërorë do të thoja, aspak politik. Sepse qeveria teknike aspak nuk do të zgjidhte dhe problemet të cilët i kanë shqiptarët, meqë vlerësojmë që kemi marrë vota në emër të shqiptarëve. Qeveria teknike do të bënte organizimin e zgjedhjeve tjera, ndërkohë që tash edhe pse janë humbur një pjesë e deputetësh shqiptarë. Ka një moment ndoshta historik për shqiptarët sepse ka një barazi të përafërt mes LSDM-së dhe VMRO-së dhe ata që bëjnë ndryshimet janë subjektet politike shqiptare”, tha lideri i LR-PDSH-së, Zijadin Sela .

Për shkak të rezultateve të ngushta mes partive maqedonase formimi i qeverisë së re do të jetë një çështje jo e lehtë. Analistët thonë se pavarësisht formatit, qeveria e re nuk do të ketë jetë të gjatë./alsat-m