Sela: Sistemi gjyqësor është selektiv, liroi ata që tentuan të më vrisnin

 

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela është shprehur se sulmuesit në Kuvend janë figura politike, të cilët inskenuan këtë për ti shpëtuar krimit dhe korrupsionit.

Ai këtë e theksoi pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë Publike Themelore lidhur me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

“Sulmuesit në Kuvend janë të njohur për opinionin dhe janë figura politike dhe kryetarësh partish të cilët për shpëtuar nga krimi dhe korrupsioni që kanë bërë ndër vite janë gati për gjithçka”, tha Sela për gazetarët. Nuk mundet që dikush vetëm se ka hedhur një gurë në gjykatë të dënohet me 3 vite burg e dikush që ka tentuar të vret të dënohet me kusht”, theksoi kreu i LR-PDSH.

Sela foli edhe për negociatat për qeverinë e re për të cilën tha se LR-PDSH do ta votojë atë pa marrë parasysh resorëve.