Sela: Do ta përkrahim qeverinë e re me vota, por me disa kushte

 

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka qenë i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend. Sa i përket pjesëmarrjes së LR-PDSH-së në qeveri, Sela tha se do ta përkrahin qeverinë e re me vota, por do të kenë disa kushte të cilat, sipas tij, tangojnë shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

Sela foli edhe për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ku tha se ndodhi të tilla janë të mundura vetëm në vende ku ka mungesë të demokracisë.

Kryetari i LR-PDSH-së foli edhe për ndarjen e ministrive, ku tha se është mirë pasi në opinion zhvillohet debat për kredibilitetin e ministrave, ndërsa tha se Arben Taravarin do ta përkrah për të udhëhequr çdo ministri.