Sela takohet me ambasadorin e Suedisë dhe Gjermanisë

Ziadin Sela, një nga udhëheqësit e Aleancës për Shqiptarët sot zhvilloi takime të rëndësishme diplomatike. Burime të afërta nga Alenca pë Shqiptarët për TetovaSot  theksojnë se me fillim në orën 11:00 ai u takua me ambasadorin suedez të akredituar në Shkup z. Mats Staffansson. Pas përfundimit të këtij takimi Ziadin Sela u takua edhe me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, znj. Christine Althauser . Nuk dihet se cila ka qenë tema konkrete, por burimet shpjegojnë se në përgjithësi është folur për qendrimet sa i përket qeverisë së re.