Sela: Do të jemi pjesë e qeverisë që të mos bëhemi alibi për vazhdimin e krizës

Kryetari i LR-DPSH-së, Ziadin Sela deklaroi në konferencë për mediat se partia e tij ka vendosur të jetë pjesë e qeverisë, pasi siç tha ai “nuk duhet të bëhemi alibi për vazhdimin e krizës politike dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme”.

Sela bëri të ditur se me shumicën parlamentare janë marrë vesh që LR-PDSH-së t’i  takojë ministri i Shëndetësisë dhe se për këtë partia ka vendosur të propozojë sekretarin e partisë, Arben Taravarin.

Sela gjithashtu tha se LR-PDSH-ja do të jetë avokat i ndryshimeve të mëdha në Maqedoni dhe se do të punojnë që Maqedonia të integrohet në BE dhe NATO,  të kthehet shteti i së drejtës dhe të zbardhen e rastet e montuara politike.