Sela:Aleanca është nevojë dhe përgjigje ndaj thirrjes së popullit për t’u bashkuar dhe për të bashkëpunuar.

Koalicioni Aleanca për shqiptarët ka mbajtur takime me banorët në Çair dhe Studeniçan. Lideri i LR PDSH në fjalimin e tij, ka thënë se Aleanca është nevojë dhe përgjigje ndaj thirrjes së popullit për t’u bashkuar dhe për të bashkëpunuar. Ai ka thënë se do të vazhdojnë me bashkimin e shqiptarëve deri sa ta bëjnë një front të madh politik. Duke rikujtuar rastet e montuara, ai ka thënë se më 11 dhjetor duhet t’i dënojmë gjithë së bashku ata të cilit këtij populli i morrën gjithçka dhe pastaj i dhanë vetëm tmerr, vuajtje dhe lot.

“11 dhjetori është dita në të cilën gjithë së bashku ne nuk duhet ta lëshojmë por duhet të mobilizohemi maksimalisht. Po shohim se po propozojnë institute për zyrtarizimin e gjuhës shqipe BDI. Çfarë institutesh? Institute që legalizon dhe bën gjuhën shqipe zyrtare është vota e popullit shqiptar dhe këtë institute shqiptarët do ta ndërtojnë më 11 dhjetor”, deklaroi lideri i LR PDSH-së, Zijadin Sela.