Selena gati për vjeshtë (Foto)

Jemi ende në stinën e verës, por këngëtarja Selena Gomez ka filluar të frymëzoje të gjithë me dukjen e saj me rroba vjeshte.

Ajo është parë së fundi në Los Anxhelos me një xhemper me ngjyrë të lehtë rozë, dhe një pale pantallona ngjyrë hiri. Ajo dukej mjaft bukur dhe elegante pavarësisht temperaturave të larta.

Pamjen e kishte kombinuar me një palë syze ngjyrë të verdhë dhe një çantë ngjyrë të kuqe nga koleksioni i saj më i ri Coach.

Ajo është fytyra e kampanjës më të re të brendit Coach, dhe gjithashtu do të sjellë koleksionin e çantave “Selena Grace”.